Ballina Ekonomi

433 të punësuar në një javë përmes Zyrave të Punës

TIRANË, 4 gusht /ATSH/- 433 presona janë punësuar në rang vendin në një javë përmes Zyrave të Punës.

Shifrat e punësimit për periudhën 26 Korrik – 01 Gusht të publikuara nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, tregojnë se Vlora ka numrin më të madh të punësuarve. Në këtë qark janë punësuar 62 persona nga Zyrat e Punës.

Edhe Qarku Tiranë ka numër të lartë të punësuarve. Në një javë nëpërmjet Zyrave të Punës, janë punësuar 49 persona.

Në qarkun e Beratit janë punësuar 11 persona, në Durrës 44 të punësuar, 47 të punësuar në Fier, 22 në Korçë, 19 në Dibër, 39 në Elbasan, 21 në Gjirokastër, 45 në Kukës, 33 në Lezhë si dhe 41 në Shkodër.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Zbulohet planeti disa herë më i madh se Toka, i përshtatshëm për jetesë
Artikulli tjetërKROACI – Kitaroviç: Kemi falur shumë gjëra, por jo krimet e luftës