HAPËSIRË – Zbulohet planeti disa herë më i madh se Toka, i përshtatshëm për jetesë

UASHINGTON, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka zbuluar një planet në sistemin diellor, i cili ka kushte të përshtatshme për jetë.

Sipas një artikulli të ”Science Daily”, sateliti zbulues i planetëve të tjerë i NASA-s, TESS, ka zbuluar një superplanet i quajtur “GJ 357 d”, 31 vite dritë larg nga sistemi diellor.

Planeti që është gjashtë herë më i madh se Toka, ka zhvilluar rotacione orbitale në brezin e jetueshëm, i quajtur “Goldilocsk”.

Detajet rreth zbulimit janë publikuar në revistën “Astronomy&Astrophysics”./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.