Ballina Flash

Sarri thërret Hysajn tek “Juventus”

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ – Juventusit i rikthehet interesi për Elseid Hysajn. Trajneri i kampionëve të Italisë, Maurizio Sarri, që i njeh mirë dhe i çmon së tepërmi cilësitë e 25-vjeçarit të Kombëtares Shqiptare po mendon ta thërrasë tek Juventus.

Mediet italiane kanë raportuar këtë të martë se Juventusi ka kontaktuar Napolin në lidhje me Hysajn, të cilin e sheh si pasardhës të Joao Cancelos. Portugezi pritet që gjatë kësaj jave të finalizojë kalimin te Manchester City për 50 milionë euro, prej të cilave 20 milionë Juventusi do t’i shfrytëzojë për blerjen e Hysajt.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis, në fakt kërkon 25 milionë euro për shqiptarin, gjithsesi diferenca mes ofertës dhe kërkesës nuk është aq e madhe se bisedimet të dështojnë.

/gj.m//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFatura tatimore elektronike, Qeveria e angazhuar të bëjë një aplikacion pa pagesë
Artikulli tjetërKPA shkarkon nga detyra anëtarin e KLP-së, Gentian Osmani