TIRANË, 31 korrik /ATSH/ – Largimi i Patrick Cutrones nga Milani tashmë është zyrtar. Klubi kuqezi ka njoftuar se e ka shitur përfundimisht sulmuesin e rritur në akademinë kuqezi te Wolverhampton Wanderers FC.
Në komunikatën e rastin shkruhet se “klubi dëshiron të falënderojë në mënyrë të veçantë Patrick për pasionin dhe impenjimin maksimal gjatë 12 viteve si kuqezi. I rritur në sektorin e të rinjve të Milanit nga mosha 8-vjeçare, ai iu bashkua skuadrës së parë në vitin 2016. Lojtarit i urojmë fat për aventurën e re profesionale.”
Nga ky transferim, Milani do të përfitojë 20 milionë euro, plus bonuset, në bazë të paraqitjeve të sulmuesit.
Ndërkohë këtë të mërkurë pritet që “Djalli” të zyrtarizojë Rafael Leaon, i cili vjen nga Lille. Futbollisti tashmë ka mbërritur në Milano.
/gj.m//m.m/























