Ballina Flash

Higuain drejt rikthimit tek “Napoli”

TIRANË, 31 Korrik /ATSH/ -Gonzalo Higuain vazhdon të punojë nën urdhrat e Maurizio Sarrit tek Juventus, por i duhet të gjejë sa më shpejt një skuadër tjetër, pasi nuk bën më pjesë në planet e torinezëve.

Sulmuesi argjentinas kërkohet me ngulm nga Roma, e cila është gati t’i besojë një rol lideri në ekip dhe rreth tij të ndërtojë fazën ofensive të skuadrës, por kryeqyteti duket se nuk e josh futbollistin.

Sipas gazetarit të RAI-t, Paolo Paganini, Higuain ka folur me vëllanë menaxher të tij, për të parë mundësinë e një rikthimi te Napoli, skuadër që luan në Champions dhe synon titullin kampion.

Higuain u largua nga Napoli në verën e 2016-ës, për një shifër prej 90 milionë eurosh, por fakti që kaloi te Juventus, bëri që raportet e tij me tifozërinë napolitane, të thyheshin.

Sulmuesi luajti për 3 sezone me napolitanët dhe arriti të shënojë 71 gola, në vetëm 104 ndeshje të zhvilluara, duke u shndërruar përkohësisht në beniaminin e tifozërisë.

/gj.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLigji i ri: Shërbimet e pagesave i ofrojnë jo vetëm bankat, por edhe institucione të tjera të licencuara
Artikulli tjetër“Manchester United” ndryshon objektiv për mbrojtjen, kërkon Umtiti nga Barcelona