Ballina Aktualitet

Gjykata e Lezhës konfirmon mandatin e Pjerin Ndreut

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Gjykata Lezhë vërtetoi sot mandatin për Kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, ndërsa betimi i tij pritet të bëhet në datën 14 gusht.

“Fundi i procedurave ligjore pason me betimin më datën 14. E ardhmja padiskutim do të jetë një histori e re në një shndërrim radikal të situatës në drejtimin e duhur. Falënderoj të gjithë ata që besuan, votuan, por edhe ata që e helmuan, më anatemuan me zhargone fyese, dhe kundërshtarët politikë që natyrshëm nuk mund të ishin pro meje”, u shpreh sot Ndreu.

Ai garantoi të gjithë se bashkia e nesërme është derëhapur për këdo pavarësisht nga investimi elektoral në mënyrën e duhur dhe të paduhur. Pushteti do jetë shërbim dhe gjithkush do bindet se fjalët nuk janë thënë në erë, por do bëhen realitet !
Faleminderit dhe mirënjohje gjithë socialistëve që besuan te unë. Obligim për t’i përfaqësuar denjësisht”, tha ai./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpecialistët nxisin nënat për ushqyerjen e foshnjeve me qumësht gjiri
Artikulli tjetërLigji i ri: Shërbimet e pagesave i ofrojnë jo vetëm bankat, por edhe institucione të tjera të licencuara