Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 30 korrik 2019

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Dita sot do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu me intensitet të ulët parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, më pas në orët e mesditës reshjet spostohen drejt Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të fryjë Juglindje-Jugperëndim 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare era deri në 12 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/28 Diell shi
Kukës 16/26 Diell shi
Lezhë 16/29 Diell shi
Dibër 15/24 Diell shi
Durrës 18/30 Diell shi
Tiranë 20/31 Diell shi
Elbasan 20/31 Diell shi
Berat 18/31 Diell shi
Vlorë 21/32 Diell shi
Korçë 15/26 Diell shi
Gjirokastër 18/32 Diell shi
Sarandë 18/31 Diell shi

 

/e.malaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta iu referua për tërmet apokaliptik, reagon sizmologu grek: S’kam bërë kurrë parashikim specifik për tërmet
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/07/2019