Ballina Flash

Inter, Icardi rikthehet të stërvitet me grupin

TIRANË, 29 Korrik /ATSH/ -Interi është kthyer nga Azia, ku zhvilloi 3 ndeshje në kuadër të International Champions Cup, ndërsa Antonio Conte u ka dhënë futbollistëve të tij pushim deri ditën e martë, për të rinisur më pas përgatitjet të mërkurën paradite.

Në seancat e radhës, pjesë e grupit do të jetë edhe ish kapiteni Mauro Icardi, i cili u la jashtë turneut aziatik dhe gjatë kësaj kohe ka punuar i vetëm në qendrën stërvitore të klubit zikaltër, në Milano.

Icardi u kërkoi drejtuesve që të stërvitet me grupin, në pritje për të mësuar të ardhmen e tij, ndërsa ka marrë përgjigje pozitive dhe do të punojë nën urdhrat e Antonio Contes, por nuk do të përfshihet në ndeshjet miqësore të planifikuara.

Kjo pasi zikaltrit nuk kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrim ndaj Icardit dhe duan ta shesin sa më shpejt, por deri atëherë duan të respektojnë edhe detyrimet ndaj sulmuesit, që ndiqet me interes nga Napoli e Juventus në Serinë A.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZA Fest përçon tek publiku vlerat më të mira europiane
Artikulli tjetërGJERMANI – Të gjelbërit kërkojnë lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë për hebrenjtë