Ballina Bota

PEKIN – Kina ashpërson legjislacionin për cigaret elektronike

PEKIN, 28 korrik /ATSH-AFP/ – Kina, që regjistron numrin më të lartë të duhanpirësve në botë, po planifikon të ashpërsojë legjislacionin për cigaret elektronike, pasi gjiganti aziatik beson se konsumimi i cigareve elektronike është një formë tërheqje e adoleshentëve drejt duhanpirjes.

Vendi numëron mbi 300 milionë duhanpirës dhe një burrë në dy mund të cilësohet i varur nga duhani.

Sipas OBSH-së, çdo vit duhanpirja shkakton vdekjen e një milion personave.

”Kuadri ligjor i cigareve elektronike duhet të forcohet në mënyrë të ashpër”, deklaroi Mao Qunan, shefi i Departamentit të Planifikimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit (CNS).

Konsumi i cigareve elektronike, i konsideruar si më pak i dëmshëm se duhani është duke fituar një numër të rritje të konsumatorëve në të gjithë botën, por po has ende vështirësi për t’u përhapur në Kinë.//v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/Kush e merr përsipër të mashtrojë konsumatorin dhe shtetin, do të përballet me ligjin
Artikulli tjetërDurrës/Privati vijon të mos zbatojë ligjin për hapësirat publike në plazh, qytetarët: As në bordura nuk të lë që të pushosh