Ballina Flash

Ekspertët rekomandojnë pesë veprime për të parandaluar Hepatitin A dhe E

TIRANË, 28 korrik/ATSH/-Hepatiti A dhe E janë infamacione të mëlçisë ndaj edhe ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë pesë veprime kryesore për të parandaluar sëmundjet.

Hepatiti A shkaktohet nga një infeksion me virusin e hepatitit A. Ky lloj hepatiti transmetohet më së shpeshti nga konsumimi i ushqimit ose i ujit të kontaminuar nga feçet e një personi të infektuar me hepatitin A.

Ndërsa Hepatiti E është një sëmundje që vjen nga uji i ndotur. Hepatiti E gjendet kryesisht në zonat me higjienë publike të ulët dhe zakonisht rezulton nga ndotja e ujit të pijshëm nga fekale të infektuara. Kjo sëmundje është e pazakontë në Shqipëri. Megjithatë, rastet e hepatitit E janë raportuar në Lindjen e Mesme, Azi, Amerikë Qendrore dhe Afrikë.

Pesë veprimet e rekomanduara nga ISHP:

“Lani duart gjithmonë para se të ushqeheni. Përdorni tualetinLani gjithmonë duart pasi shkoni në tualet. Pini ujë të sigurt. Mos shkëmbeni sende personale me të tjerët.Nëse jeni në rrezik, vaksionohu për hepatitin A”, -këshillojnë ekspertët.

z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/Mes magjisë së pikturave të Leonardo Da Vinçit në Tiranë
Artikulli tjetërMjekët këshillojnë: Kujdes fëmijët nga rrezet e diellit