KALIFORNI, 23 korrik /ATSH-ANSA/ – Identifikohen qarqet e trurit që lejojnë gjitarët të dallojnë aromat.
”Ato janë të njëjta në lloje të ndryshme qeniesh të gjalla, nga macet tek njerëzit, dhe janë ruajtur gjatë zhvillimit të evolucionit”, sipas studimit të botuar në revistën ”Current Biology” nga Instituti Amerikan i Studimeve Biologjike.
Duke përdorur teknika të ndryshme mikroskopike, studiuesit identifikuan tre komponentë themelorë të qarqeve të nuhatjes dhe fakti se ato janë të ruajtura në së paku gjashtë lloje të ndryshme të gjitarëve është një shenjë e rëndësisë së tyre.
Elementet e para janë receptorët e hundës të pranishme në hundë, ku molekulat që përcjellin aromat janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Receptorët pastaj transmetojnë stimujt nervorë të shoqëruar me aromat edhe në pjesën frontale të trurit.
“Numri i qelizave të nuhatjes në hundë është i lidhur me atë të dy komponentëve të tjerë të qarkut. Në këtë mënyrë duke ditur numrin e receptorëve në hundë është e mundur që të rindërtohet indikativisht ajo e dy rajoneve të trurit të përfshirë në perceptimin e aromave”, shpjegon një nga studiuesit./ /os/ a.jor.























