LONDËR, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Boris Johnson, favorit për të pasuar Theresa May si kryeministër britanik, po përfshihet në një sfidë me rrezik për Brexit duke premtuar një dalje nga BE-ja, që nuk sjell as fitore por edhe as humbje, pavarësisht dyshimeve të Brukselit.
Lideri i ardhshëm konservator po përhap me siguri kërcënimin e një Brexit pa marrëveshje në datën e përcaktuar më 31 tetor, por dëshiron të besojë në të njëjtën kohë mundësinë për të gjetur një formë marrëveshje me Brukselin.
Sqarime për strategjinë e tij dhe mundësitë e suksesit.
– Plani A –
Në formë ideale Boris Johnson dëshiron të sigurojë një traktat të ri të tërheqjes duke zëvendësuar marrëveshjen e negociuar nga kryeministrja në ikje, Theresa May, e kundërshtuar tre herë në mënyrë të përsëritur nga Parlamenti britanik.
– Plani B –
Mundësia tjetër e planifikuar nga Boris Johnson do të ishte ratifikimi nga Parlamenti vetëm i ‘’pjesëve më të mira’’ të marrëveshjes së hartuar nga Theresa May.
Kjo do të përfshinte pika që nuk janë shumë delikate si të drejtat e shtetasve europianë, çështje të sigurisë dhe bashkëpunimi diplomatik.
– Plani C –
Mbetet zgjidhja shumë e pasigurt për të siguruar më shumë mirëkuptim nga ana e liderëve evropianë, por Brukseli duhet të shmangë lëshime kaq shumë të mëdha që do të krijonin një precedent në këndvështrimin e eurospektikëve të tjerë të kontinentit.
Kjo është arsyeja për të cilën kërcënimi i një “no deal”, apo Brexit pa marrëveshje, merr plotësisht kuptim sipas tij. //v.b/ a.jor.























