Ballina Bota

METEO – I nxehti ekstrem kërcënon Europën Perëndimore

PARIS, 22 korrik /ATSH-AFP/ – Europa Perëndimore po përgatitet të përballet këtë javë me temperatura ekstreme, të ngjashme me ato që goditën ditët e fundit verilindjen e SHBA-së, episodi i dytë i të nxehtit përvëlues pas atij që u regjistrua në fund të muajit qershor.

Nga Franca në Gjermani duke vijuar me Beneluksin, shërbimet meteorologjike kanë lëshuar alarmin.

Zhiva e termometrit do të vijojë të ngjitet duke arritur vlerat e 40 gradëve Celsius ditën e mërkurë ose të enjten, më pas do të kemi një përmirësim të situatës në fund të javës.

Personat e moshuar ose ato me një shëndet të brishtë dhe fëmijët janë këshilluar të konsumojnë vazhdimisht lëngje për të mos u dehidratuar dhe të mos dalin jashtë në orët e vapës.

Në Francë, moti ekstrem njoftohet të jetë më i shkurtër si hark kohor sesa në qershor, ndërsa rekordi absolut i temperaturës u shënua me 46 gradë Celsius më 28 qershor në Verargues (jug).

‘’Këtë herë nuk presim temperatura ekstreme me 45/46 gradë Celsius. Gjysma e rajoneve veriore të vendit do të jenë më tepër të prekura’’, njofton Meteo-France.//v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Hapet panairi i veshjeve tradicionale
Artikulli tjetërBylykbashi: Vetingu ka dështuar, drejtësia më e kapur se ka qenë më përpara