Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 22.7.2019

MADRID (Spanjë) – Nisin diskutimet në Dhomën e Deputetëve për emërimin e socialistit Pedro Sanchez në postin e kryeministrit.

MOSKË (Rusi) – Shefi i diplomacisë ruse viziton drejtoreshën e re ruse të zyrës së OKB-së në Gjenevë.

ATHINË (Greqi) – Parlamenti voton besimin e qeverisë së re të Qiriakos Micotaqis.

LONDËR (Britani e Madhe) – Partia Liberal-demokrate emëron liderin e ri.

LONDËR (Britani e Madhe) – Përfundon votimi me postë për zgjedhjen e liderit të ri të Partisë Konservatore britanike.

UASHINGTON (SHBA) – Vizita e parë e kryeministrit pakistanez, Imran Khan në Shtëpinë e Bardhë.

SAN JUAN (Porto Riko) – Mijëra persona janë thirrur për të dalë në rrugë me kërkesë, dorëheqjen e guvernatorit të Porto Rikos.

UASHINGTON (SHBA) – Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore festojnë 75- vjetorin e themelimit./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVJENË – Vdes drejtori i përgjithshëm i AIEA-së, Yukiya Amano
Artikulli tjetërHaradinaj dorëzon sot dorëheqjen tek presidenti Thaçi