TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Dita sot do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në orët e mesditës vranësirat do të bëhen prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.
Në zona të izoluara në lindje të vendit priten reshje shiu.
Era do të fryjë e lehtë e mesatare me drejtim Veriperëndim-Verilindje 1-8 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë, kryesisht në detin Jon.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/34 | diell |
| Kukës | 17/33 | diell re |
| Lezhë | 19/35 | diell |
| Dibër | 17/32 | diell shi i izoluar |
| Durrës | 21/33 | diell |
| Tiranë | 21/34 | diell re |
| Elbasan | 20/35 | diell shi i izoluar |
| Berat | 17/35 | diell re |
| Vlorë | 19/33 | diell |
| Korçë | 15/31 | diell re shi i izoluar |
| Gjirokastër | 16/35 | diell re |
| Sarandë | 21/33 | diell |
/e.malaj/





















