TIRANË, 19 korrik /ATSH/- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj priti sot në Tiranë, në një takim zyrtar homologun e saj kroat, Darko Horvat, ministër i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Zejtarisë, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në Shqipëri, së bashku me delegacionin e tij me më shumë se 40 sipërmarrës kroatë, të cilët vlerësuan mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në vendin tonë.
Nga ana e tij Horvat shprehu vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin ekonomik të nisur tashmë.
Gjithashtu, palët nënshkruan dhe një Memorandum Bashkëpunimi si angazhim mes të dy ministrive për të mbështetur sipërmarrësit, për të lehtësuar procedurat, si dhe për të krijuar një klimë më të mirë në ndihmë të biznesit.
Denaj u shpreh se, qeveria shqiptare mbetet e angazhuar në mbështetje të të gjithë projekteve të nisura tashmë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke filluar me Korridorin Blu Adriatik-Jon dhe gazsjellësin Adriatiatiko-Jonian.
“Këto projekte konkrete do të mundësojnë një infrastrukturë shumë më dinamike mes dy vendeve dhe do të krijojnë lehtësi më të madhe për bashkëpunim për sipërmarrësit shqiptarë dhe kroatë”, – tha Denaj. /e.xh/j.p/












