TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Presidenti Ilir Meta reagoi sot pas dorëheqjes së Ramush Hardinajt nga posti i Kryeministrit të Kosovës, duke u shprehur krenar dhe i bindur në pafajësinë e tij.
Meta tha se “nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit”.
“Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, tha Meta./m.m/j.p/












