Ballina Bota

ARKEOLOGJI – Zbulohet vendlindja e Shën Pjetrit

TEL AVIV, 19 korrik /ATSH-AFP/ – Disa arkeologë izraelitë njoftuan sot se kanë zbuluar një kishë në rajonin e Galilesë, duke garantuar se ajo është ngritur në vendin ku ndodhej shtëpia e apostujve Pjetër dhe Andrea.

“Kjo kishë bizantine u zbulua në El Araj, mes vendeve biblike Capharnaum dhe Kursi”, njoftoi Mordechai Aviam, që drejtoi gërmimet arkeologjike.

Sipas, Aciam, bëhet fjalë për Betsaidan, një fshat peshkatarësh ku kanë lindur Pjetri dhe vëllai i tij Andrea, sipas Ungjillit të Gjonit.

Shën Pjetri, ish-peshkatar, konsiderohet nga besimi i krishterë si një prej dishepujve të parë të Krishtit. Për kishën katolike, ai është papa i parë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUrë midis dy vendeve/ Ines Muçostepa nderohet me titullin “Urdhri i Yllit të Italisë”
Artikulli tjetërKapitulli 24, Kuko: Asnjë kthim pas, drejtësia e re po vjen