TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë i kthjellët. Në mesditë parashikohen zhvillime vranësirash, të cilat në zona të izoluara në male do të pasohen nga shi i dobët.
Era do të fryjë e lehtë e mesatare me drejtim Juglindje-Veriperëndim.
Në bregdet valëzimi parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/32 | diell re |
| Kukës | 17/29 | diell re |
| Lezhë | 19/32 | diell re |
| Dibër | 13/26 | diell re |
| Durrës | 19/32 | diell re |
| Tiranë | 17/33 | diell re |
| Elbasan | 17/33 | diell re |
| Berat | 15/33 | diell re |
| Vlorë | 17/32 | diell re |
| Korçë | 14/25 | diell re shi i izoluar |
| Gjirokastër | 17/31 | diell re shi i izoluar |
| Sarandë | 18/30 | diell re |
/e.malaj/












