MADRID, 17 korrik /ATSH-AA/ – Mbrojtësi i djathtë anglez Kieran Trippier (28) është shumë afër transferimit nga “Totenhem” tek klubi spanjoll i “Atletiko Madridit”.
Mediat britanike shkruajnë se mbrojtësi i djathtë i “Totenhemit” tashmë ndodhet në Madrid ku pritet të përfundojë transferin në vlerë rreth 22 milion euro.
Trippier u transferua nga “Bërnlei” në “Totenhem” në qërshorë të vitit 2015 dhe për “gjelat” luajti më shumë se 100 ndeshje.
Ai kohët e fundit deklaroi se nuk është i sigurt nëse dëshiron ta zgjasë kontratën me klubin e cila i skadonte më 2022.
Nëse arrin marrëveshje me klubin spanjoll, Trippier do të bëhet përforcimi i tretë i madh në mbrojtje të “Atletiko Madridit” në periudhën e merkatos.
Trajneri Diego Simeone më herët solli Felipen nga “Porto” dhe Renato Lodia nga klubi brazilian “Atletiko Paraneanse”. /G.S/





















