LONDËR, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Britaniku Lewis Hamilton (Mercedes) arriti sot në Silverstone fitoren e tij të gjashtë në çmimin e madhe të Britanisë së Madhe, gara e 10-të e kampionatit të botës në Formula 1.
Shoku i tij i ekipit, finlandezi, Valtteri Bottas dhe piloti nga Monakoja, Charles Leclerc (Ferrari) plotësuan podiumin.
Në vend të katërt doli francezi, Pierre Gasly (Red Bull). /G.S/


















