TIRANE, 13 korrik /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët e me zhvillim të vranësirave në mesditë dhe pasdite deri në të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët parashikohet në mesditë deri në pasdite përgjatë relieveve malore. Më pas në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë, ndërsa në bregdet në formë shtrëngatash, pjesërisht stuhi.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/s, përgjatë vijës bregdetare era deri në 15 m/s.
Valëzimi në det i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/29 | Diell shi |
| Kukës | 15/26 | Diell shi |
| Lezhë | 18/29 | Diell shi |
| Dibër | 13/25 | Diell shi |
| Durrës | 20/28 | Diell shi |
| Tiranë | 19/29 | Diell shi |
| Elbasan | 19/30 | Diell shi |
| Berat | 15/29 | Diell shi |
| Vlorë | 17/28 | Diell shi |
| Korçë | 14/23 | Diell shi |
| Gjirokastër | 15/30 | Diell shi |
| Sarandë | 19/29 | Diell shi |
/e.malaj/ /a.g/












