Ballina Ekonomi

24 orë ujë për 1595 banorë të Përrenjasit

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ 24 orë ujë të pastër higjienikisht për 1595 banorë në bashkinë e Përrenjasit do të garantojë investimi në sistemin e ujësjellësit në këtë zonë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Furnizimi me Ujë të pijshëm i Zonave Rurale” po zbaton projektin e furnizimit me ujë në fshatrat Kovanik, Bardhaj, Skënderbej, Sutaj, Rrajcë e Sipërme, si dhe fshatrat Bogdan dhe Rrajcë e Poshtme në Qarkun Elbasan.

Komponentët kryesorë të këtij projekti përfshijnë ndërtimin e linjës kryesore nga fshati Kovanik deri në fshati Rrajcë, 7 rezervuarëve të rinj në një vëllim total rreth V= 475 m3, rrjetin e ri të shpërndarjes 41 km, 38 puseta të shuarjes së presionit, 4 për linjat kryesore dhe 34 për rrjetet e shpërndarjes, 2 Valvulave për Reduktimin e Presionit, për rrjetin shpërndarës të fshatrave Sutaj Qendër dhe Rrajcë e Sipërme, 1 vepër marrjeje: në burimin Gurra e Zezë me një kapacitet 17.2 l/s, 1 pusetë shuarjeje presioni dhe pusetë shpërndarje, 1 ndërtese klorinimi, afër fshatit Kovanik realizimin e veprave të vogla për: kalim lumi, kalim ure, kalim tombino dhe kalim kanali.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbatues i këtij projekti bën të ditur se, deri tani është realizuar mbi 11% e punimeve, të cilat parashikohet të përfundojnë në shkurt 2020. /e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet e dendura të shiut, kthehet në normalitet situata e rrugëve në Vlorë
Artikulli tjetërMeta me bluzën e Celtic, dhuratë nga Rudi Vata i uron fitoren skuadrës skoceze