Ballina Flash

Komisioni për Sigurinë diskuton pr.ligjin për Shërbimin e Provës

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ – Në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit, u diskutua projektligji për Shërbimin e Provës në Republikën e Shqipërisë.

“Gjatë prezantimit të Projektligjit ne Komision, solla në vëmendje që ky akt synon të rregullojë organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës si dhe përcakton procedura për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative”, tha Fjoralba Caka zv.ministrja e Drejtësisë.

Projektligji “Për Shërbimin e Provës” është pjesë e paketës së reformës penitenciare dhe në vijim të qasjes për një drejtësi restauruese, në përputhje me Kodin e Drejtësisë Penale për të mitur.

Nëpërmjet këtij projektligji, punonjësit e shërbimit të provës jo vetëm do të mbikqyrin ekzekutimin e dënimeve alternative, por do të asistojnë personat e dënuar për të gjetur strehim dhe punësim pas përfundimit të dënimit. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDisa këshilla para se të laheni në pishina
Artikulli tjetërMajlinda Kelmendi, ambasadore e shkëlqyer e vlerave më të mira të kombit shqiptar