Ballina Bota

GREQI – ”Agimi i artë” jashtë parlamentit

ATHINË, 8 korrik /ATSH-ANA/ – Gjashtë parti do të hyjnë në parlamentin e ri grek, bazuar në rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku bie në sy mungesa e partisë së të djathtës ekstreme ”Agimit i artë”.

”Demokracia e Re” arriti një fitore historike, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 7 korrikut në Greqi, pas 90,85% të votave të numëruara.

Ndarja e votave dhe posteve të secilës parti në parlament është si më poshtë:

”Demokracia e re” – 39,78% me 158 vende në parlament.

SYRIZA – 31,56% me 86 vende.

ΚΙΝΑL – 7,97% me 22 vende.

Partia Komuniste e Greqisë (ΚΚΕ) – 5,34% me 15 vende.

Eltiniki Lysi (Zgjidhja Greke) – 3,74% me 10 vende.

MeRA25 – 3,47% me 9 vende./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestaurohet ikona “Krishti Pantokrator”, në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Artikulli tjetërHistoria frymëzuese e Entelës dhe Erionit