BRUKSEL, 8 korrik /ATSH-ANSA/ – Jemi shumë të shqetësuar nga njoftimet e bëra gjatë fundjavës nga Irani për pasurimin e uraniumit përtej limitit të caktuar nga marrëveshja bërthamore, bëri të ditur sot zëdhënësja e Komisionit Europian.
“Në këtë kontekst, ne presim informacion nga Agjencia për Energjisë Atomike, që është i vetmi organ i paanshëm që mund të ndjekë zhvillimet dhe të monitorojë angazhimet e bëra nga Irani, të përfshira në marrëveshjen bërthamore”, vazhdoi ajo.
“Ne i kërkojmë Iranit… të ndalojë të gjitha aktivitetet që janë në kundërshtim me angazhimet e marra në marrëveshjen mbi prodhimin dhe pasurimin e uraniumit përtej pragut të parashikuar në marrëveshje’’, theksoi zëdhënësja./ /os/ a.jor.












