BAVARI, 5 korrik /ATSH-ANSA/ – Kennedy i Firences e ka përshkruar e përditshmja gjermane, “Sueddeutsche Zeitung” (SZ) presidentin e ri të Parlamentit Europian, David Sassoli duke aluduar me origjinën e tij toskane dhe duke e etiketuar presidentin e ri si “bukurinë e së majtës italiane”.
”I lindur në Firence në vitin 1956 ai ka si orientim politik demokracinë reformiste”, shkruan SZ.
“Pro europian, antinacionalist dhe antipopulist, Sassoli tani do të duhet të ndërtojë një urë mes Partisë së Socialistëve Europianë (PSE) dhe Partisë Popullore Europiane (PPE)”, shkruhet në artikullin e gazetës bavareze./ /os/ /em/ a.jor.























