TIRANË, 4 korrik /ATSH/ – Vendi do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet i kthjellët e me zhvillim të vranësirave në mesditë.
Parashikohen reshje shiu të karakterit lokal në zonat malore në Veri-Verilindje dhe Juglindje në orët e mesditës deri në pasdite.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim deri në 7 m/sek dhe në bregdet deri në 10 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/37 | diell re |
| Kukës | 21/34 | diell shi |
| Lezhë | 21/35 | diell re |
| Dibër | 19/33 | Diell shi |
| Durrës | 23/33 | diell re |
| Tiranë | 24/36 | diell re |
| Elbasan | 24/37 | diell re |
| Berat | 18/36 | diell re |
| Vlorë | 22/33 | diell re |
| Korçë | 18/32 | diell shi |
| Gjirokastër | 17/36 | diell re |
| Sarandë | 22/32 | diell re |
/e.malaj/ /a.g/












