Ballina Bota

VJENË – OPEC vendos të zgjasë uljen e prodhimit të naftës

VJENË, 1 korrik /ATSH-AFP/ – OPEC-u dhe aleatët e tij, të mbledhur në Vjenë, iu bashkuan sot propozimit ruso-saudit për të zgjatur me nëntë muaj uljen e produktivitetit në fuqi për të mbështetur rritjen e çmimeve të naftës.

“Të 14 vendet e Organizatës së Eksportuesve të Naftës (OPEC) dhe 10 aleatët e tyre të drejtuar nga Rusia mbështesin të gjithë propozimin për të ruajtur nivelin e limitimit të prodhimit deri në mars 2020, njoftoi ministri rus i Energjisë”, Alexandre Novak, pas mbledhjes së zhvilluar sot në Vjenë.

Këto 24 vende të grupuara nën emërtimin OPEC+, që prodhojnë gjysmën naftës së botës, kishin vendosur në dhjetor të ulnin prodhimin në 1,2 milionë fuçi në ditë për të rritur çmimin e naftës. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama reagon ndaj opozitës: Po s’e kuptove pse ke humbur, humbet prapë
Artikulli tjetërNafta dhe gazi në Shqipëri, mundësi për investime nga kompanitë e huaja