Ballina Aktualitet

Tafani rikonfirmohet në krye të bashkisë së Belshit

TIRANË, 1 korrik/ATSH/- Në bashkinë e Belshit ka përfunduar procesi i numërimit ku ka fituar Arif Tafani me 97,42% të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike shifrat të cilat tregojnë se kandidati i Partisë Socialiste, Tafani ka marrë 6377 vota kundrejt kandidatit të Partisë Komuniste Shqiptare, Jashar Elezi.

Ky i fundit ka marrë 2,58% të votave, ose ndryshe 169 vota nga 41 kuti votimi në total.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon numërimi edhe në Konispol, Shuaip Beqiri kryebashkiaku i ri
Artikulli tjetërSHËNIM – Procesi i Berlinit bashkëpunimi ndërballkanik në rrugën drejt BE-së