Ballina Flash

Në bashkinë Himarë, Jorgo Goro rikonfirmohet me 4209 vota

TIRANË, 1 korrik /ATSH/- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Himarës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) bën të ditur se, ka përfunduar numërimi i 38 kutive dhe kandidati i Partisë Socialiste, për këtë bashki, Jorgo Goro ka fituar duke marrë gjithsej 4209 vota.

Sipas KQZ-së, të dielën më 30 qershor, në të gjithë territorin e Shqipërisë kanë votuar në  771 863 qytetarë, ose 21,6% e zgjedhësve.

Zgjedhjet lokale u zhvilluan në 61 bashki për këshillin dhe kryetarët në mbarë vendin. Mes 97 kandidatëve për kryebashkiakë, 10 ishin zonja, ndërsa 23 prej socialistëve ishin rikandidime. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakErion Isai fiton bashkinë e Kolonjës
Artikulli tjetërBashkitë ku nuk ka nisur ende numërimi i votave