TIRANË, 30 Qershor /ATSH/ – Në Shkodër procesi i votimit këtë të dielë ka nisur qetësisht. Në qytet janë hapur qendrat e votimit dhe kanë mbërritur qytetarët e parë për të votuar.
Ndërkohë, disa qendra votimi janë zhvendosur në ambiente të tjera, siç është rasti i Teatrit Migjeni dhe bibliotekës që nuk u liruan nga bashkia e Shkodrës.
Në këto kushte, votimet po bëhen në “Radio Shkodra” ku materialet zgjedhore kanë mbërritur prej mbrëmjes së djeshme pa shënuar incidente.
Në Shkodër votimet kryhen për Valdrin Pjetrin, kandidat për kryebashkiak nga Partia Socialiste.
Vetëm në Shllak dhe Temal në bashkinë Vau i Dejës nuk ka nisur procesi. Materialet zgjedhore janë rrugës për t’u çuar në 6 Qendrat e Votimit.
/gj.mima/ /a.g/






















