Ballina Flash

FOTOGALERI/ Turistët e huaj mes bukurive natyrore të Thethit

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ – Alpet shqiptare dhe bukuritë natyrore që të ofron zona e Thethit, dhe gjatë këtyre ditëve qershori po vizitohen nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që e karakterizon këtë zonë.

Turistët e huaj gjatë itinerarit të tyre në bukuritë natyrore që kjo zonë ofron kanë vizituar dhe qendrën e vizitorëve. Ata aty janë njohur me pasuritë natyrore, florën dhe faunën e pasur që ka kjo zonë dhe me pikat më atraktive që Thethi ka.

Qendra e ndërtuar së fundmi është e aksesueshme lehtësisht nga çdo turist, duke ndihmuar me informacione të nevojshme për parkun dhe shtigjet që mund të ndiqen nga ana e tyre.

Deri më sot janë ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 10 qendra vizitorësh, të cilat janë shndërruar në pika referimi, informacioni dhe shërbimi për turistët vendas e të huaj.

/a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Zjarre, etje, rreziqe për epidemi, Europa përballë temperaturave ekstreme
Artikulli tjetërFOTO/ Belsh, ndërtimi i pedonales dhe i korsisë së biçikletave buzë liqenit, nxitje për agroturizmin