TOKIO, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot nga Tokio se Franca po përcaktonte një linjë të kuqe për klimën dhe se nuk do të nënshkruante deklaratën e samitit të G20-ës, që nis të premten në Osaka, nëse nuk mbronte ambicien klimatike.
“Nëse nuk diskutojmë për Marrëveshjen e Parisit, dhe nëse për të rënë dakort në një sallë me 20 pjesëmarrës, nuk arrihet të mbrohet ambicia klimatike, kjo gjë do të ndodhë pa Francën. Është e thjeshtë!’’, pohon Macron përpara nisjes në Japoni.
Presidenti francez theksoi se nuk dëshiron që deklarata e publikuar në përfundim të samitit të shënojë hapa prapa në luftën kundër ngrohjes klimatike në raport me tekstet e nënshkruara gjatë G20-ve kryesore si ajo e Buenos Airesit vitin e kaluar.
”Ne nuk kemi të drejtë të organizojmë një G20 të pavlefshme”, theksoi ai./ /v.b/ a.jor.






















