Parashikimi i motit, e martë, 25 qershor 2019

TIRANE, 25 qershor /ATSH/ -Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites në pjesen jugore dhe lindore do të ketë reshje shiu. Përkohësisht reshjet do të marrin formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në mesditë me shpejtësi 15m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/32 re diell
Kukës 18/32 diell shi rrufe
Lezhë 20/32 re diell
Dibër 15/31 diell shi rrufe
Durrës 21/36 re diell
Tiranë 23/33 Re diell
Elbasan 18/34 Diell shi
Berat 15/34 Diell shi
Vlorë 19/32 Diell shi
Korçë 14/30 diell shi rrufe
Gjirokastër 13/35 Diell shi
Sarandë 18/34 re diell shi

/e.malaj/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.