Ballina Flash

Morina: Do të bëjmë akoma më shumë për Hasin

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Liman Morina, gjatë prezantimit të tij si kandidat i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Tropojë u shpreh se me 30 qershor kemi vendosur t’i kërkojmë qytetarëve besimin për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme, një kërkesë kjo e sinqertë dhe plot përgjegjësi, një kërkesë legjitime që do ta bënte secili prej nesh, anëtarët e Partisë Socialiste.

“Ndihem i privilegjuar që m’u mundësua mua kjo përgjegjësi, për të drejtuar qytetarët e Hasit. Vendosa të marr këtë përgjegjësi jo në kushte të favorshme, pasi do të ishte mirë, të kishim një apo dy apo më shumë kandidatë përballë, por ata vendosën të mos përfshiheshin në këto zgjedhje, jo për të na i bërë ne më të lehta, por ata vendosën t’i shmangeshin kësaj përgjegjësie, gjithësi ajo është zgjedhja e tyre e ne do të vazhdojmë përpara”, tha ai.

Morina theksoi se “Hasi në 4 vitet e shkuara është drejtuar nga ne socialistët dhe gjej rastin të përshëndes e ta falënderoj kryebashkiakun Adem Lala, për punën e tij me investimet e shumta në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe bujqësi. Në këto vite janë bërë punë shumë të mira të cilat kanë ndryshuar pamjen e Hasit, por ne do të vazhdojmë të bëjmë akoma më shumë dhe do ia dalim”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIlir Meta ka marrë përsipër pjesën e dhunës institucionale, molotovë dekretesh kundër zgjedhjeve
Artikulli tjetërVëzhguesit e OSBE/ODIHR-it vijojnë takimet me kandidatët e 30 qershorit