Ballina Bota

METEO – I nxehti ekstrem mbërrin në Gjermani

BERLIN, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në Gjermani, pasi vala e nxehtësisë me nofkën ”Ulla” po përshkon gjithë vendin, sipas shërbimit gjerman të motit DWD.

Meteorologia e DWD-së, Sabine Krueger tha se rajonet e vetme që u kursyen nga nxehtësia ekstreme ishin përgjatë Detit të Veriut, ku temperaturat do të mbeten në 29 gradë Celsius.

Sipas Krueger, temperaturat në rajonin e Frankfurtit shënuan 39 gradë dhe në disa vende tejkalonin edhe 40 gradë.

”Temperatura më e lartë në Gjermani u shënua më 7 gusht 2015, në qytetin bavarez të Kitzingenit me 40,3 gradë Celsius”, sipas DWD-së.

Gjermania nuk është vendi i vetëm në Europë me këtë valë ekstreme.

Në pjesë të Francës, zyrtarët paralajmëruan për ditën e nesërme se temperaturat do të tejkalonin 40 gradë Celsius./   /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Vithkuq, specialistët nxjerrin në dritë imazhet e shenjtorëve në kishën e “Shën Gjergjit”
Artikulli tjetërPacolli: Vetëm në mënyrë të barabartë dhe sovrane, normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë