Më të rrezikuarit nga temperaturat e larta

TIRANË, 24 qershor/ATSH/-Temperaturat e larta dhe i nxehti gjatë stinës së verës mund të shihen si një lehtësim nga dimri i ftohtë por kur ato arrijnë vlera të larta mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin e popullatës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka thënë se janë disa grupe njerëzish më të rrezikuar ndaj temperaturave të larta. Kështu, kategoritë më të ekspozuar ndaj problemeve me shëndetin sipas MSHMS janë: Të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna.

Po kështu edhe individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si:sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, thyreotoksikoza, sëmundja pulmonare, obstruktive, kronike, SPOK sëmundje  mendore, sëmundjet e veshkave, insuficienca renale, gurët në veshka, etj
z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.