TIRANE, 21 qershor /ATSH/ – Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta e me paqëndrueshmëri të pjesshme në verilindje.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët e me shtim vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht në verilindje.
Në mbrëmje parashikohet mot i kthjellët.
Prej orëve të mesditës, deri në ato të pasdites përgjatë zonave malore dhe kodrinore, kryesisht në Kukës e Dibër, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët. Përkohësisht reshjet do të marrin formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8 m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/33 | re diell |
| Kukës | 17/30 | re diell shi |
| Lezhë | 22/33 | re diell |
| Dibër | 15/28 | re diell shi |
| Durrës | 22/32 | re diell |
| Tiranë | 21/34 | re diell |
| Elbasan | 21/34 | re diell |
| Berat | 18/34 | re diell |
| Vlorë | 22/33 | diell |
| Korçë | 15/30 | re diell |
| Gjirokastër | 15/35 | re diell |
| Sarandë | 22/32 | diell |
/e.malaj/





















