Ballina Flash

OSBE, partner i rëndësishëm i Kosovës

PRISHTINË, 21 qershor /ATSH/ – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli priti në rezidencën e tij Miroslav Lajçak, ministër i Punëve të Jashtme, Çështjeve Europiane dhe kryesues i radhës të OSBE-së dhe ekipin e tij, me të cilin diskutoi për çështjet me rëndësi jo vetëm në lidhje me vendet tona, por të gjithë rajonin.

Pacolli tha se OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe misioni i tyre në Kosovë gjatë dhe pas luftës ka luajtur një rol historik për Kosovën.

“Pas një programi shumë të zënë dhe të suksesshëm në Afrikë, u ktheva në Kosovë për të mirëpritur miqtë dhe partnerët tanë nga Republika Sllovake. Në rezidencën time kisha nderin të pres Miroslav Lajçak, Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Europiane dhe Kryesuesin e radhës të OSBE-së dhe ekipin e tij. Ne diskutuam për çështjet me rëndësi jo vetëm në lidhje me vendet tona, por të gjithë rajonin. OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe misioni i tyre në Kosovë gjatë dhe pas luftës ka luajtur një rol historik për Kosovën”, tha ai./KosovaPress/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOrganizimi i lotarive të palejuara, procedohen 2 persona
Artikulli tjetërKryegjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda konfirmohet në detyrë