Ballina Flash

ISHP: Bëni kujdes me konsumin e alkoolit

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ – Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë për të qenë të kujdesshëm me konsumin e alkoolit.

Alkooli ngadalëson reflekset dhe ul vigjilencën. Drejtimi i makinës nën efektin e alkoolit vë në rrezik sigurinë tuaj dhe atë të të tjerëve. Mos pini alkool para se të ngisni makinën.

Ndaj, ISHP thotë: Silluni në mënyrë të përgjegjshme.

Nëse dikush ka pirë shumë mos e lejoni të marrë timonin. Mos rrezikoni veten tuaj dhe të tjerët duke pirë alkool gjatë makinës. Mos përzieni alkoolin me pije energjike pasi kjo ul perceptimin e efekteve të alkoolit dhe sjell rritje të konsumit të tij. /z.t/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Të 28-ët rrisin presionin ndaj Moskës për zbardhjen e hetimit të MH17
Artikulli tjetërBalluku: Mbajtëm premtimin, mbështesim nismat për diversifikimin e prodhimit të energjisë