Ballina Bota

GJEORGJI – Zurabishvili: Pas protestave para parlamentit qëndron Rusia

TBILISI, 21 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti gjeorgjian, Salomé Zurabishvili akuzoi Rusinë si armike dhe okupatore duke theksuar se Moska qëndronte pas trazirave që shpërthyen mbrëmë në Tbilisi.

“Rusia është armike e jona dhe pushtuese. Kolona e pestë që ajo menaxhon mund të jetë më e rrezikshme se sa agresioni i hapur dhe vetëm Rusia përfiton nga një ndarje e vendit dhe kjo është arma më e fuqishme sot’’, theksoi Zurabishvili.

”Të paktën 39 policë dhe 30 demonstrues u plagosën mbrëmë gjatë përleshjeve që shpërthyen para Parlamentit të Gjeorgjisë dhe që vazhduan gjatë gjithë natës”, bëri të ditur David Sergeenko, këshilltar i kryeministrit gjeorgjian.

Sipas njoftimeve të medias, policia u përgjigj me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që përpiqej të hynte në Parlament, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë.

Protesta u provokua nga prania e deputetit komunist rus, Sergiei Gavrilov në mbledhjen e Asamblesë së Deputetëve të Vendeve Ortodokse.

Rusia dhe Gjeorgjia ndërprenë marrëdhëniet diplomatike pas luftës së vitit 2008, kur trupat ruse mbërritën në portat e Tbilisit.

Që atëherë, Moska njeh pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe të Abkhazisë, dy republika separatiste të Gjeorgjisë, të cilat janë bërë ”de facto” shtete satelite të Rusisë.

Disa liderë të opozitës gjeorgjiane kanë premtuar protesta të reja në Tbilisi./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ vendos për vëzhgimin e zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR, votë pro edhe Zguri
Artikulli tjetërHaradinaj-Lajçak: Njohja e Kosovës nga Sllovakia, kontribuon në stabilitetin e rajonit