Ballina Aktualitet

IKMT kallëzon penalisht kryetarin e bashkisë Lezhë

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kryetarin e bashkisë, Fran Frrokaj.

Përmes një deklarate për media thuhet se kryetari i bashkisë së Lezhës akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Së bashku me kryetarin e bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, Sokol Toma.

“Të dy këta persona duke vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, kanë dhënë leje për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare të Shëngjinit, objekte që nga vetë ky institucion (Inspektorati Mbrojtjes së Territorit) janë konstatuar të paligjshme. Madje leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshëm nga IKMT. Këto veprime hapur në kundërshtim me ligjin, të konstatuara nga IKMT përgjatë inspektimit të saj në territorin administrativ të bashkisë Lezhë, kanë cenuar rëndë interesin publik në këtë territor, mbarëvajtjen e sezonit turistik”, thuhet në njoftimin zyrtar.

z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLamallari: Punonjësit e bashkive të opozitës po përdoren si ushtarë për qëllime politike
Artikulli tjetërHUNGARI – Burgime të përjetshme për autorët e masakrës së klandestinëve