LONDËR (Britani e Madhe) – Raundi i tretë i votimit të deputetëve konservatore për të zgjedhur liderin e ri të partisë dhe kryeministrin e ardhshëm.
BERLIN (Gjermani) – Prezantim i raportit vjetor të Komisariatit të Lartë të OKB-së për refugjatët nga kreu i tij, Filippo Grandi.
PARIS (Francë) – Ish-udhëheqësi i ETA-s, Josu Ternera do të paraqitet në Gjykatën e Apelit në Paris.
PARIS (Francë) – Del në ankand revolveri me të cilin u vetëvra Van Gogh.
SINTRA (Portugali) – Deklaratë e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në Forumin vjetor të BQE-së.
MOSKË (Rusi) – Sergei Lavrov pret homologun zviceran, Ignazio Cassis.
NIEUWEGEIN (Holandë) – Dalin në dritë detaje të reja të hetimit për avionin e rrëzuar MH17.
PARIS (Francë) – Drekë pune e Jean-Yves Le Drian me homologun gjerman, Heiko Maas.
GOSLAR (Gjermani) – Merkel i përgjigjet pyetjeve të nxënësve dhe liceistëve, në fokus çështja e klimës.
ORLANDO (SHBA) – Trump shpall zyrtarisht kandidaturën e tij për një mandat të dytë qeverisës.
UASHINGTON (SHBA) – Seancë dëgjimore me dyer të mbyllura i Hope Hicks, ish-këshilltar i Trump, nga komisioni gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve.
UASHINGTON (SHBA) – Seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan të përfaqësuesit amerikan për Tregtinë e Jashtme, Robert Lighthizer./ /v.b/





















