Ballina Flash

Ambientet e reja operative do rrisin performancën e forcave RENEA

TIRANË, 18 qershor/ATSH/- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka vizituar të martën ambientet e reja operative të Forcave Speciale “RENEA”, ndërtuar me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Gjatë vizitës, Soreca theksoi se këto ambiente të reja do të kontribuojnë në rritjen e performancës së RENEA-s.

“Sot vizitova ambientet e reja operative të RENEA-s, Forcave Speciale të Policisë së Shtetit, ndërtuar me mbështetjen financiare të BE-së. Ambientet e reja do të kontribuojnë në rritjen e performancës së ‘RENEA-s’ në luftën e kundër krimit të organizuar”, tha Soreca. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Boeing nënshkruan kontratën e parë me grupin IAG, pas dy aksidenteve ajrore
Artikulli tjetërSHBA – Trump konfirmon takimin me Xi në samitin e G20-ës