BM – Rritet konsensusi për Boris Johnson

LONDËR, 17 qershor /ATSH-ANSA/ – Vazhdon rritja e konsensusit për Boris Johnson, në garë për pasuesin e Theresa May si udhëheqës i konservatorëve dhe kryeministër i ardhshëm britanik, pavarësisht kritikave të marra nga pesë rivalët të mbetur në garë për mospjesëmarrjen në debatin televiziv në Channel 4.

Ish-ministri i Jashtëm, një Brexiteer në fakt, ka marrë në të njëjtën kohë mbështetjen e dy prej tre kandidatëve të tjerë që fillimisht morën pjesë në garë, por më pas u tërhoqën: së pari të ish-ministres, Esther McVey, edhe atë të të moderuarit Matt Hancock, mbajtësi aktual i Ministrisë së Shëndetësisë.

Hancock, pavarësisht kundërshtimit të një Brexit, asnjë marrëveshje ndryshe nga Johnson, etiketoi Johnson si “personin më të mirë për të bashkuar Partinë Konservatore dhe se kishte “besim tek ai” bazuar në tetë vitet e tij si kryebashkiak i Londrës./  /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.