Duro: Të gjithë më 30 qershor për të ndryshuar të ardhmen e Devollit që duam

TIRANË, 15 qershor /ATSH A.ALLA/ – “Më është dhënë mundësia të jem përfaqësuesi i juaj dhe bashkë me ju të ndryshojmë mentalitetin e Devollit tonë. Do vendos në shërbimin tuaj gjithë potencialin tim për të ndryshuar bashkinë e Devollit dhe për t’ia kthyer atë devollinjve”, u shpreh Eduard Duro kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Devoll gjatë takimit elektoral në këtë qark ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Duro u shpreh se, “do punojmë së bashku për të bërë më të mirën për komunitetin tonë në çdo cep të Devollit. Do jem me ju për çdo problem për t’i dhënë zgjidhje dhe në çdo angazhim tuajin për të shpërblyer besimin tuaj dhe së bashku të drejtojmë bashkinë e Devollit pas 30 qershorit”.

“Devollinjtë janë njerëz të punës dhe si të tillë dinë të zgjedhin më të mirën për veten e tyre. Ju ftoj që më 30 qershor ti drejtohemi kutive të votimit për të ndryshuar të ardhmen tonë, për Devollin që duam dhe Shqipërinë që duam”, përfundoi kandidati për bashkinë Devoll Eduard Duro.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.