Ballina Bota

SHBA – Pentagoni: Incidenti në Detin e Omanit një problem ndërkombëtar

UASHINGTON, 14 qershor /ATSH-AFP/ – Sulmet për të cilat akuzohet Irani në Detin e Omanit përfaqësojnë një problem botëror dhe jo vetëm amerikan, deklaroi sot shefi i Pentagonit, Patrick Shanahan duke kërkuar krijimin e një konsensusi ndërkombëtar për ta rregulluar.

“Ne kemi një problem ndërkombëtar atje, në Lindje të Mesme. Nuk është një problem amerikan”, deklaroi për median ministri i përkohshëm i Mbrojtjes, duke iu referuar sulmeve të së enjtes kundër dy naftëmbajtëseve.

Për këtë arsye ushtria amerikane publikoi një video ku tregohet se njërës prej naftëmbajtëseve i është afruar një anije e Gardianëve të Revolucionit, ushtria ideologjike e regjimit iranian, që nxjerr një minë të pashpërthyer nga njëra prej dy anijet. /G.S/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – OKB: Mbi 24 000 refugjatë kanë hyrë të Europë në vitin 2019 nëpërmjet detit
Artikulli tjetërVëzhguesit e OSBE-ODIHR/ Glover: Raporti ynë i parë, një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve