TIRANË, 14 qershor /ATSH/ – Vendi po dominohet nga masat ajrore të nxehta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta në zonat malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperendim, me shpejtësi 1-8 m/sek në bregdet.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë. Temperaturat parashikohen të jenë pa ndryshime të ndjeshme.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/36 | Diell |
| Kukës | 18/33 | Diell re |
| Lezhë | 21/35 | Diell |
| Dibër | 19/31 | Diell re |
| Durrës | 22/33 | Diell |
| Tiranë | 22/35 | Diell |
| Elbasan | 22/36 | Diell |
| Berat | 18/37 | Diell |
| Vlorë | 20/33 | Diell |
| Korçë | 18/31 | Diell re |
| Gjirokastër | 17/36 | Diell |
| Sarandë | 19/31 | Diell |
/e.malaj/ /a.g/












