SHBA – Trump njofton largimin e Sarah Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

UASHINGTON, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot largimin në fund të qershorit të Sarah Sanders, zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë.

‘’E mrekullueshmja jonë Sarah Sanders do të lërë Shtëpinë e Bardhë dhe kthehet në vendlindje në Shtetin e Arkansasit në fund të muajit’’, shkruante në një postim në Twitter Trump, duke shtuar se shpresonte që një ditë ajo të ishte kandidate në funksionin si guvernatore e këtij shteti, një post që ka mbajtur i ati i saj, Mike Huckabee. //v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.